“Rama foli me arrogancë”, Dika: Të gjithë gazetarët të bojkotojnë për tre muaj konferencën e kryeministrit

Politologu Bledi Dika, ka folur në lidhje me protestën e gazetarëve, dhe sjelljes së Kryeministrit Rama ndaj gazetarit Klevi Muka.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, se gazetari bëri detyrën, por kreu i qeverisë sipas tij veproi me arrogancë.

Bledi Dika: Ajo që po frenohet në media ëhstë se po cenohet liria e një gazetari. Në perceptimin tim, gazetari bëri detyrën dhe Kryeministri është gjithmonë koherent në vazhdën e të qenit arrogant. Ajo që ndodhi me gazetarin në fjalë, është vetëm arroganca e Kryeministrit.

Ndër të tjera ai tha që në momentin që Rama u soll në atë mënyrë me Mukën, të gjithë gazetarët duhet të kishin bojkotuar, konferencën për shtyp. Po ashtu ai tha se si përgjigje ndaj Kryeminisrit, gazetarët duhet të bojkotonin konferencat e Ramës për tre muaj.

Bledi Dika: Këto janë pasojat e një gjendje që është tashmë dekadente në lidhje me mediat. Janë mediat vetë që e kanë çuar veten në këtë status. Gazetari në fjalë u gjend në pasojat e një situate që ka ardhur në një pikë kulminante. Rama flet si mësues e si edukator. Rama mund të thoshte që edhe nuk dua të përgjigjem, por është arroganca ajo që na bën ne të reagojmë.

Në atë moment gazetarët do të ishte e udhës që të bojkotonin. Të gjithë gazetarët të bojkotojnë për tre muaj konferencën e kryeministrit. Kjo do ishte një përgjigje me solidaritet midis gazetarëve, por është e vështirë të ndodhë.