Skema e evazionit fiskal me incineratorët, Vasili: Momenti më i rëndë për shtetin shqiptar. Do publikojmë fakte të tjera

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar dokumente të reja lidhur me skemën e aferës së incineratorit të Tiranës.

Ajo tha se kompanitë që janë caktuar për të kryer punimet për incineratorin e kryeqytetit dhe kryejnë evazion fiskal përmes faturave fiktive.

Kryemadhi tha se dy pensionistë kanë blerë biznese me 30 milionë dollarë dhe se gjithë ky evazion fiskal që po denoncohet në një kohë kur kompania nuk gjendet.

Ndërkohë nënkryetari i LSI-së, në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, tha se ky është momenti më i rëndë për shtetin shqiptar.

Ai shtoi se shteti është në duart e mafies dhe është një shtet që grabit me shifra të paimagjinueshme.

Petrit Vasili: Është momenti më i rëndë për shtetin shqiptar.  Falë denoncimit, shqiptarët kuptuan se shteti është në duart e mafies dhe është një shtet që vetëm grabit në shifra të paimagjinueshme dhe të frikshme. Nuk u besuam syve që mund të ndodheshemi përpara një afere të tillë të pakorruptueshme.

Vasili tha se do i depozitojnë të gjitha faktet të drejtësia, por fillimisht çdo gjë do e ndajnë me opinionin publik.

Petrit Vasili: Drejtësia më parë u vendos në dispozicion të zgjedhjeve. Kjo është më e rënda që Shqipëria ka parë, saqë nuk fshihet dot. Ne do i depozitojmë të gjtha te drejtësia, por njëherë do të ndajmë çdo gjë me opinionin.

Nuk ka para për të kompensuar, vajin, sheqerin naftën, dhe mijëra produkte, ndërsa miliona vidhen. Ndërkohë këta maskarejt e qeverisë, paguajnë maskarenjtë e incineratorëve.