"Basti" i Rezart Priftit: Nëse një lavazhier bën 2 mln euro, lë gradat dhe marr kamionin për Angli
Industria e ndërtimit mbetet sektori më i lakmuar për pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit.
Eksperti i ekonomisë, Rezart Prifti, parashikon rritje të mëtejshme të çmimit të apartamenteve.
Duke folur për aministinë fiskale në "Drejt" Rtv Ora, ai ironizon nismën e qeverisë duke u shprehur se nëse një lavazhier në Angli është në gjendje të mbledhë 2 mln euro atëherë do të lërë gradat dhe do marrë kamionin drejt Londrës.
Prifti: Çmimet e apartamenteve do rriten. 5.2 mld dollarë buxheti i shtetit shqiptar në një vit. 20% e 5 mld, gati 1 mld janë korrupsion. Nuk investon njeri në bujqësi, nuk ka industri të reja. Ky 1 mld dollarë shkon për apartamente. Edi Rama na thotë që një lavazhier bën 2 mln euro. Nëse është kështu unë i lë gradat e mija dhe iki me kamion në Angli.
