Aksident në Tepelenë, automjeti me materiale ndërtimi përplaset me ‘Fouristradën’, plagoset nëna me dy fëmijët

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në Ujin e Ftohtë ne Tepelenë.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se një automjet i ngarkuar me materiale ndërtimi ka dalë nga korsia e  vet dhe ka shkaktuar përplasje me një “Fouristradë” me targa greke. Për pasojë është lënduar një grua dhe dy fëmijët e saj që ndodheshin në bordin e “Jeep”.

Nëna me dy fëmijët vinin nga Greqia dhe po shkonin drejt kryeqytetit, ndërkohë që u përballë me mjetin e ndërtimin që vinte në krah të kundërt.

Menjëherë të lënduarit janë shoqëruar në drejtim të spitalit të Gjirokastrës për mjekim. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit që mund të kishte pasoja edhe me tragjike.