Xhiro me varkë përreth Ulqinit, zbuloni plazhin që shëron gratë që kanë probleme me shtatzëninë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2022, 19:56
Në Ulqin ekziston plazhi i quajtur si plazhi i grave.
Kapiten Hasani, gjatë një udhëtimi me varkë, për Ora Verore, në moderimin e Feride Kuqi dhe Ronaldo Sharka, tregoi se ky plazh quhet i tillë pasi shëron gratë që kanë probleme me shtatzëninë.
Feride Kuqi: Pse quhet plazhi i grave?
Kapiten Hasani: Ky plazh është ujë shërues për gratë që kanë probleme me shtatzëninë. Shumica e grave vijnë për shërim. Ka shumë gra vendase, por vijnë dhe shumë nga Mal i Zi. U pëlqen si ambient edhe për çështje shërimi.
