Plazh nudo afër Tiranës, zbulojeni me Ora Verore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2022, 19:58
Plazh nudo nuk ka vetëm nëpër botë, por edhe në trojet shqiptare, konkretisht në Ulqin.
Kapiten Hasani, në një intervistë për “Ora Verore” në RTV Ora Neës, ai tha se ky plazh është që prej 30 vitesh.
Ky plazh sipas tij vizitohet më shumë nga turistët sesa nga vendasit.
“Ky plazh është që prej 30 vitesh, besoj dhe më tepër. Në plazhin nudo ka më shumë turistë se vendas."- tha ai.
I pyetur nga moderatorja Kuqi, se si është jeta në varkë, kapiten Hasani u shpreh:
"Jeta në varkë është shumë e bukur, çfarë me thënë tjetër, afër detit, afër mbretit. Këtë punë e bëjë gjatë verës, për më shumë se 20 vite."- u shpreh ai.
