Xhepa: Me amnistitë fiskale kemi legalizuar prona të paligjshme ndër vite, lak në qafë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2022, 22:10
Për Selami Xhepën, qeveria Rama i ka varur vetes një lak në qafë me aministinë fiskale.
Në studion e emisionit "Drejt" në Rtv Ora, Xhepa thotë se ndër vite kemi legalizuar prona të paligjshme përmes aministive fiskale.
Xhepa: Qeveria nuk është në gjendje të kryejë reforma që duhen por gjen shtigje të lehta. Në vend që të zhvillojmë në mënyrë të shëndoshë ekonominë i varim vetes një lak në qafë. Me amnistitë ndër vite kemi legalizuar prona të paligjshme. Pjesën e shëndoshë të shoqërisë nuk e kemi përkrahur kurrë. Nuk e kuptoj që një emigrant në Angli ka 2 mln euro me punë të ligjshme. Është absurde, sikur edhe ta kursesh pagën nuk mund të bësh 2 mln euro.

