Berisha: Në datën 7 korrik zbres në shesh. Kjo qeveri me mafien e tij po u mohon lirinë tuaj

Kryetari i PD Sali Berisha në takimin me Forumin Rinor të Partisë Demokratike, tha se më 7 Korrik do të dalë në protestë me qëllim që të rrëzojë qeverinë e Edi Ramës.

Në fjalën e tij  ai tha se Rama duke vjedhur me firmat e tij me mafien e tij po iu ofron ju vetëm kanabisin, paratë e krimit, si shkëmbim për mohimin e votës, për mohimin e lirive.

Berisha: Zbresim më 7 korrik në shesh. Zbres me qëllimin më të vendosur për të filluar një stinë të re në betejën e tyre për të dalë nga monizmi, në rrafshin politik. Monizmi e liria, monizmi dhe demokracia janë të papajtueshme me njëra-tjetrën. Monizmi nuk pranon lirinë, nuk pranon demokracinë.

Ky zotëri që sot qeveris duke vjedhur me firmat e tij, me mafien e tij po iu ofron ju vetëm kanabisin, paratë e krimit, si shkëmbim për mohimin e votës, për mohimin e lirive.