Mediu në takimin e Asamblesë parlamentare të OSBE-së në Brimingham: Rusia synon Evropën
Në takimin e Asamblesë parlamentare të OSBE në Brimingham të Anglisë, kryetari Partisë Republikane Fatmir Mediu propozoi një amendament në Rezolutën për Ukrainën i cili u mbështet nga Senatori Amerikan Roger Wicker dhe Kingresmeni Joe Wilson, duke u miratuar më pas edhe nga Asambleja.
Gjatë fjalës së tij në Komitetin e Politikave dhe Sigurisë Mediu theksoi se:
Mijëra Ukrainas burra dhe gra kanë humbur jetën dhe po luftojnë për të mbarojtur vendin dhe lirinë e tyre nga agresioni Rus, por njëkohësisht ata po mbrojnë Europën dhe vlerat e saj.
Aksident në Lushnje, plagoset drejtuesi i motorit
4 Korrik, 18:03
Europa me pushtimin Rus të Ukrainës i është kthyer kohëve të saj më të këqia.
Qëllimi i Putinit është jo thjeshtë Ukraina por Europa, prej kohësh Rusia ka penetruar në Ballkan ushtarakisht, me shërbimet e inteligjencës, media dhe ekonomikisht duke forcuar lidhjet dhe qëllimet e saj politike, duke qënë një kërcënim i madh për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit.
Po ashtu Mediu theksoj se është e rëndësishme të mbahen përgjegjës të gjitha vëndet, vecanërisht Kina që shkel sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë.

