Sula: Do dal në protestë së bashku me familjen e të afërmit e mi, në këtë vend s’ka drejtësi
Deputeti i PD-së Dashnor Sula, në një intervistë për Ora News, ka folur në lidhje me reagimet e Kryeministrit Rama ndaj gazetarëve, si dhe me protestën që do të zhvillohet më 7 korrik.
Ai tha se është për të ardhur keq, se si Rama sillet dhe trajton gazetarët.
Dashnor Sula: Unë jam ndjerë tepër i indinjuar nga sjellja e Kryeministrit tim, për gazetarin Klevi Muka, i cili I drejtoi një pyetje që ishte e drejtë. Arroganca sjellja, mënyra se si intimidon, gazetarët në tërësi, Rama, është për të ardhur keq.
Ky vend është aq keq sa nuk di ku ta kapësh dhe ku ta lësh. Kjo ka të bëjë me politikën e sotme, politikën e djeshme, dhe me politikën shqiptare që e ka çuar këtë vend deri në këtë derexhe.
Përsa i përket 7 korrikut, Sula u shpreh se ka shumë arsye për të protestuar. Ai tha se është i bindur se kjo protestë po zhvillohet për shkak të protestave të pastra ekonomike.
Dashnor Sula: Ka shumë arsye për të protestuar. Jam i bindur se kjo protestë është në kërkesa të pastra ekonomike, ndoshta mund të jetë rasti i parë do të thosha për 32 vite një protestë ekonomike. Protesta ekonomike është më e legjitimuar si asnjë herë më parë.
Është vrarë nervi i protestës, kemi të bëjmë me një shoqëri të frustruar, një shoqëri të intimiduar. Politika është në nivelet më të ulëta të besueshmërisë. Përgjatë këtyre 30 viteve politike kemi këtë elitë politike qarkullon dhe këto problematika shfaq.
Ai është shprehur se do të dalë në protestë dhe nuk i intereson se kush e ka thirrur këtë protestë.
Dashnor Sula: Unë do të dalë në protestë së bashku me të gjithë njerëzit e mi e të afërmit e mi.
Mua nuk më intereson se kush e thërret, unë dalë në protestë. Kur në këtë vend ka drejtësi, nuk më interesojnë gjërat tjera. Qeveria po i ulë çmimet se është protesta më 7 korrik. Kjo qeveri paratë që merr nga taksat tona nuk i çon të rishpërndaj te shtresat shoqërore që preken jashtëzakonisht, por i shpërndan te tenderat, te personat që përfitojnë. Ne jemi vendi i fundit në Europë dhe rajon përsa i përket konsumit
