Çështja "Babalja" shtyhet për më 18 korrik, Salianji: Vonesat e sorollatjet si pasojë e kolapsit të drejtësisë

Gjykata e Apelit nuk mundi të zhvillojë seancën e parë për çështjen "Babalja". Gjyqtarja dekalroi se dyshonte për Covid, ndërsa avokatët kërkuan shtyrje për shkak të grevës. Vetë deputeti Ervin Salianji deklaroi se audipërgjimi është me zërin e Geron xhafajt, e për këtë solli në vëmendje raportin britanik.

Ervin Salianji së bashku me kolegët e tij deputet të PD u paraqit në Gjykatën e Apelit për çështjen "Babalja". Vetë gjyqtarja Elona Toro mungoi pasi dyshonte se ishte prekur nga Covid 19

Në sallë avokatet Ledio Braho dhe Indrit Sefa ka kërkuar shtyrje për shkak të grevës së nisur kundër shkurtimit të gjykatave.

Vetë Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi paraqitën ankesë, ndërsa për mediet deputeti i PD i qëndroi akuzave.

Ervin Salianji: Isha i vetmi në sallë për të ndjekur çështjen gjyqësore pas akuzës së bërë nga një i ngarkuar për trafik droge nën ngarkimin tim. Për shkak të mungesës së avokatëve por dhe të një gjyqtareje të trupit gjykues seanca u shty për të hënën e datës 18 korrik. Vonesat dhe sorollatjet në sistemin e drejtësisë janë të pranishme dhe të përhershme për këdo që dëshiron të marrë drejtësi në dyert e gjykatave për shkak të kolapsimit në të cilin ndodhet sistemi, por dhe për shkak të përplasjes së për hartën e r gjyqësore.

Ai që ka bërë ankimimin duhet të paraqesi provat për atë që akuzon. Unë kam pasraqitur prova për të provuar pafajësinë time ndërkohë që gjyqsori duhet të provonte fajësinë. Unë nuk kam bërë kallzim penal në gjykatë, kam bërë një denoncim publik për një të dënuar për 7 vite e 4 muaj burg io cili thuaj se prej 10 vitesh jetonte i lirë në Shqipëri. Ditën pas denoncimit të bërë nga selia e PD të nesërmen i akuzuari vëllai i ish Ministrit të Brendshëm shkoi për të kryer dënimin e tij në Itali.

Tri vite nga vendimi i shkallës së parë që e dënoi dhe shpalli fajtor deputetin Ervin Salinjin me 1 vit burg për dosjen "Babalja", çështja do të shqyrtohet edhe në Gjykatën e Apelit.

Në dhjetor të vitit 2019 Gjykata e Shkallës së Parë e shpalli fajtor dhe e dënoi deputetin me 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë.

Gjithashtu fajtor u shpall edhe i pandehuri tjetër Albert Veliu, i cili u dënuar me 3.5 vite burg, ndërsa Fredi Alizoti u dënua 2 vite heqje lirie.

Gjykata dënoi me 6 muaj burgim dhe gazetarin Jetmir Olldashi, dënim të cilin ka konvertoi në shërbim prove, duke kryer 100 ore pune në shërbim publik.

Ky vendim është ankimuar nga të pandehurit dhe avokatët e tyre dhe do të shyrtohet në shkallën e dytë të gjyqësorit.

Nëse edhe kjo gjykatë do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, atëherë deputeti demokrat rrezikon dënimin me burg.

Çështja "Babale" nisi në vitin 2018 pas një video-përgjimi të publikuar nga selia e PD-së.

Në këtë audiopërgjim shtetasi Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si Babale, pretendonte se fliste me vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për çështje që lidheshin me trafikun e drogës në qytetin e Vlorës.

Por sipas organit të akuzës kjo nuk është e vërtetë dhe kërkoi dënimin e publikuesve të këtij audiopërgjimi, dënim të cilin Ervin Salianji dhe kryesia e PD-së e konsiderojnë si politik.

Madje opozita më herët ka akuzuar gjyqtaren Edlira Petri se vepron me urdhër politik pasi bashkëshorti i saj, nënkryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, është një prej njohjeve më të afërta të Fatmir Xhafaj.

Akuzë kjo që vjen pasi edhe në gjykatë janë duke u shqyrtuar ende çështje të 2017.