Hetimet për vrasjen e shqiptarit në 2017, policia në Bari godet mafien, 25 të arrestuar
Antimafia italiane e Barit ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm megaoperacionin e koduar "Porta Robustina", i cili çoi në urdhër ndalimin e 25 personave të akuzuar për trafik droge e pjesëmarrje në akitivitetin mafioz.
Hetimet e tij nisën pas vrasjes së shqiptarit Edvin Sadiku më shkurt 2017 për afera të lidhura me trafikun e lëndëve narkotike e që zbardhi luftën mes klaneve mafioze Conte e Cipriano me veprim në territorin e Puglias në zonën e komunës së Bitonte.
Lufta e dy klaneve mafioze shkaktoi më 31 dhjetor të 2017 dhe vrasjen e viktimës së pafajshme Anna Rosa Tarantino.
Mbi 25 personat e ndaluar rëndojnë dhe akuzat e metodave mafioze, kërcënuese e dhune.
Nën hetim janë vënë dhe 43 persona të tjerë si bashkëpunëtorë të dy klaneve mafioze si dhe për armëmbajtje pa leje.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 kg marijuanë, 500 gramë hashash,1 00 gramë kokainë, 90 gramë heroinë, një pistoletë gjysëm automatike si dhe dhjetëra fishekë të kalibrave të ndryshëm.
