Qëlloi me armë ndaj të vëllait për administrimin e lokalit në Rradhimë, arrestohet autori
Është arrestuar Eduart Kondi, personi që qëlloi në ajër me armë ditën e sotme në Rradhimë pas një konflikti me të vëllain e tij.
Ngjarja ndodhi mesditën e stome ku dy vëllezër, Beniamin Kondi dhe Eduart Kondi janë pronarë të një plazhi privat në zonën e Radhimës.
I gjithë konflikti ka nisur pikërisht për administrimin e zonës së lokalit në plazh, ndërsa situata ka degraduar deri në nxjerrjen e armës.
Ka qenë Eduarti ai që ka nxjerrë armën andaj të vëllait dhe ka qëlluar në ajër me 6 plumba.
Turistët u shprehen se u ndjenë të frikësuar nga të shtënat dhe u larguan menjëherë më vrap.
"Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes dy vëllezërit janë larguar me shpejti, ndërsa kanë tmerruar edhe pushuesit në zonë. Si rezultat i reagimit në kohë nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit E. K., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në plazhin e Radhimës, në drejtim të vëllait të tij, shtetasit B. K., 45 vjeç, ku nuk ka patur persona të lënduar. Shtetasi E. K, u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Janë shoqëruar gjithashtu nga Policia, deri në këto momente, 9 persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes." - njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.


