Peshqit e ngordhur mbulojne lumin Erzen, asnjë ndërhyrje nga institucionet

Peshqit  e ngordhur kanë dy ditë që mbulojne sipërfaqen e lumit Erzen shumë pranë digës në fshatin Ndroq.

Në zonë të mbyt era e rëndë.

Banorët thonë se uji i lumit dikur ishte i pastër, por tani është kthyer në një llum ku veç peshqve që kanë ngordhur shumë pranë gjen edhe mbeturina.

"Derdhin çdo gjë. Andej sipër ka thertore, shikoje si është ujti. Ka qenë i pastër."

"E kemi pas pirë ujin më pëarë këtu."

Si pasojë e ndotjes vështirë se mund të gjesh ndonjë gjallesë ujore.

Frika e banorëve është bimësia që vaditet me këtë ujë , e tani që është i ndotur ku mund ti thajë dhe të mbjellat.

"Gjithë bimësia vaditen me këtë ujë. Uji i ndotur dhe hanë njerëzit."

Por dhe pse situata është alarmante askush nga institucionet nuk ka shkuar në zonë.

"Nuk ka ardhur asnjë në këtë zonë."

Nëse kjo katastrofë do të kishte ndodhur afër pronës së Ministrit të Mjedisit, ado të tregoj indifferent? Natyrshëm që jo. Sepse prona privatë dhemb ,ndërsa ky lum ndotja e të cilit prek panorët e fshatit Ndroq nuk është pronë e Ministrit të Mjedisit ndaj dhe këtu nuk ka asnjë ndërhyrje.

Peshqit  e ngordhur mbulojne lumin Erzen, asnjë ndërhyrje nga

Peshqit  e ngordhur mbulojne lumin Erzen, asnjë ndërhyrje nga