Tiranë/ Ishte shpallur në kërkim vihet në pranga 26 vjeçari nga Kamza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2022, 11:52
Një 26 vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë.
Arrestimi i tij u bë falë operacionit policor të koduar "Circle".
26 vjeçari Alban Mija, banues në Kamzë u kap në vendin e quajtur "2 rrathët", në unazën e re.
"Mija ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 16.12.2020, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, pasi ka ndihmuar në kalim të paligjshëm të kufijve", njofton policia.
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
