Durrës/ Ishte nën efektin e alkoolit, bie nga i dytë i pallatit dhe humb jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2022, 13:41
Një person ka humbur jetën pas dëmtimeve të marra pasi ra nga kati i dytë i banesën në të cilën jetonte.
"Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, të ditës së sotme (4 korrik) në lagjen nr. 17 Durrës", njofton policia.
Dyshohet se 70 vjeçari me inicialet M. D. ka qenë nën efektin e alkoolit. Ai ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.