Panik në plazh, të shtënat me armë trondisin pushuesit në Rradhimë të Vlorës: Kemi frikë, nuk rrihet këtu!

Plazhi i Rradhimës është tronditur këtë të hënë nga të shtënat me armë që kanë alarmuar pushuesit.

Të shtënat kanë ndodhur në ambientet e një lokali pas një konflikti mes 2 vëllezërve Benjamin Kondi dhe Edison Kondi, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga të shtënat.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje ka pasur disa persona të përfshirë në ngjarje, ndërsa ata janë larguar me shpejtësi pas të shtënave.

“5-6 persona ikën nga bari. Dikush që erdhi nga parkimi dhe filloi të shtënat. Kemi pak frikë, por tashmë ndodhi. Jemi me pushime për herë të parë këtu.”

“Shumë të shtëna dëgjuam, mbi 5-6 herë. U larguan njerëzit të gjithë. Unë kisha çupën dhe u largova. Të tjerët u fshehën pas lokalit. Kishte njerëz në plazh në atë momente.

“Aty isha me nipin dhe u thash ikim. U shqetësuam se dëgjuam krisma shumë. Nuk mund të rrimë më këtu.”