Shtyhet "Babalja", Salianji: I bindur që do të fitoj pafajësinë, ai që akuzon të paraqesë provat

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka dhënë një deklaratë për mediat pasi Gjykata e Apelit shtyu seancën gjyqësore për rastin “Babale”.
 
Salianji u shpreh se është i bindur që do të ketë një vendimmarrje për pafajësi sepse nuk mund të ketë dënim për një denoncim publik.

ai tha se ishte i vetmi në sallë për të ndjekur çështjen gjyqësore pas akuzës së bërë nga një i ngarkuar për trafik droge në ngarkim të tij.
 
Ervin Salianji: Prokurorët që të gjithë, por dhe gjyqtari që është marrë me çështjen ose janë larguar nga vetingu ose kanë dhënë dorëheqjen. Unë jam i bindur që do të ketë një vendimmarrje për pafajësi sepse nuk mund të ketë dënim për një denoncim publik. Nëpërmjet denoncimit kam arritur të arrij rezultatin duke larguar një person të dënuar me vendim të formës së prerë.

Isha i vetmi në sallë për të ndjekur çështjen gjyqësore pas akuzës së bërë nga një i ngarkuar për trafik droge nën ngarkimin tim. Për shkak të mungesës së avokatëve, por dhe të një gjyqtareje të trupit gjykues seanca u shty për të hënën e datës 18 korrik. Vonesat dhe sorollatjet në sistemin e drejtësisë janë të pranishme dhe të përhershme për këdo që dëshiron të marrë drejtësi në dyert e gjykatave për shkak të kolapsimit në të cilin ndodhet sistemi, por dhe për shkak të përplasjes së për hartën e gjyqësore.

Ai që ka bërë ankimimin duhet të paraqesi provat për atë që akuzon. Unë kam paraqit prova për të provuar pafajësinë time ndërkohë që gjyqësori duhet të provonte fajësinë. Unë nuk kam bërë kallzim penal në gjykatë, kam bërë një denoncim publik për një të dënuar për 7 vite e 4 muaj burg io cili thuaj se prej 10 vitesh jetonte i lirë në Shqipëri. Ditën pas denoncimit të bërë nga selia e PD të nesërmen i akuzuari vëllai i ish-ministrit të Brendshëm shkoi për të kryer dënimin e tij në Itali.