Veliaj "shet" pa garë pusetat, Bashkia do të paguajë një kompani t'i pastrojë

Këto janë pamjet e tre javëve më parë ku rrugë të Tiranës u përmbytën me pak minuta shi, madje në disa zona banorët u detyruan të largonin ujin që u cënonte shtëpitë.

Nga bashkia e kryeqytetit nuk u dha asnjë reagim për shkaqet, por u shpërndanë lajme ku u tha se reshjet ishin sa për 15 ditë.

Tashmë në kulmin e temperaturave të larta duket se bashkia e Tiranës e ka gjetur zgjidhjen: do të paguajë një kompani për të pastruar pusetat përgjatë 12 muajve.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Por edhe në këtë rast në prokurim nuk ka pasur garë. Pjesëmarrës janë bashkimi i operatorëve ONYX” sh.p.k & “MANE/S që ka ofruar rreth 80 mijë lekë më pak se shuma 19 milionë e 900 mijë lekë që ka në dispozicion bashkia dhe kronos konstukrion që nuk ka dhënë fare ofertë.

Si pasojë dhe fituesi ka mbetur konkurrenti i vetëm.

Por ҫfarë do të bëjë kompania fituese e cila duhet të ketë të paktën 10 punonjës si dhe inxhinierin përkatës.

Në 950 orë pune duhet të realizojë pastrim të pusetave në 290 orë të tjera do të pastrohen pusetat e shiut dhe në 352 orë punë do të realizohet zhbllokim kanali dhe kesoni.

Megjithatë edhe pse në kohë vere e pas përmbytjeve të radhës mbetet për tu parë nëse zgjedhja e bashkisë së Tiranës do të jetë efikase.