Lushnje, gjen vdekjen 67-vjeçari pasi humbet kontrollin e motorit

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në një fshat të Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në fshatin Zhym, ku një 67-vjeçar ka humbur drejtimin e motorit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

“Sot rreth orës 14:40, në fshatin Zhym, shtetasi Th. Ç., 67 vjeç, banues në Krutje, duke drejtuar motomjetin tip "Lifan", ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.” – bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.