Konflikt për lokalin në plazhin e Rradhimës, zbardhet identiteti i autorit që shkrehu armën ndaj vëllait

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në një lokal në zonën e Rradhimës në Vlorës.

Mësohet se të shtënat kanë ardhur si pasojë e një konflikti midis dy vëllezërve pronarë të stacionit të plazhit.

Po ashtu, mësohet se njëri prej tyre ka ardhur dje nga Anglia në vendin tonë.

Benjamin Kondi dhe Edison Kondi janë vëllezërit që janë konfliktuar për pronësinë e plazhit Bora-Bora në zonën e Radhimës.

Personi që ka goditur në ajër ka qenë Eduart Kondi pas konfliktit me të vëllain.

Ata janë përplasur për administrimin e plazhit.

Të dy vëllezërit Kondi janë larguar nga vendi ngjarjes teksa policia vijon kontrollet për kapjen e tyre dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.