Tiranë/ Grushta dhe goditje me sende të forta arrestohen 2 perona, të tjerët në kërkim

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pas një konflikti në rrugën “Frederik Shiroka.

Të arrestuarit janë 22 vjeçari me inicialet A.Sh. dhe 31 vjeçari H. A. mbi to rëndon vepra Plagosja e rëndë me dashje”.

"Dy të rinjtë dhe persona të tjerë, janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta dhe mjete prerëse, në rrugën Frederik Shiroka", njofton policia.

Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.