Ulza, plazh e natyrë e bukur. Qindra vizitorë kalojnë fundjavat në këtë destinacion në Mat

70 kilometra nga Tirana ndodhet Ulza. Një zone turistike në MAT, e cila ka marrë zhvillim vitet e fundit falë investimeve private të banorëve të zonës.

Dhjetëra turistë vendas dhe të huaj, zgjedhin që kryesisht fundjavave të kalojnë në këtë zone turistike malore, por që të ofron edhe mundësi për plazh.

Ulza në Mat është një ndër atraksionet turistike që po merr zhvillim nga viti në vit.

Vizitor nga e gjithë Shqipëria po jo vetëm, vizitojnë çdo ditë këtë perlë natyrore e cila mban edhe statusin “EKO Park”.

Peizazhi fantastik, ushqimet totalisht bio, peshku i liqenit dhe freskia e pemëve janë gjithçka që të duhet për të kaluar orët e nxehta të pikut të verës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një shëtitje me varkë apo skaf, është një tjetër mundësi që mund ta shijosh teksa ndodhesh në Ulëz.

Fatjon Xhafa ka udhëtuar bashkë me familjen e tij nga Bulqiza, për të shijuar gjithçka që të ofron Ulza. Ai shprehet se kjo zone është një mrekulli më vete pasi të ofron gjithçka dhe është e lehtë ta vizitosh kur të duash.

“Unë vij nga Bulqiza deh Ulza ka pësuar shumë ndryshime këto vitet e fundit. Vijmë shpesh dhe për fëmijët është një nga plazhet më të mira momentalisht. Unë kam ardhur me familjen këtu; me gruan dhe tre fëmijët,” u shpreh ai.

Të tjerë vizitorë kanë ardhur nga  Tirana .

“Kam ardhur nga Tirana. Kemi ardhur për të bërë pushime ndryshe këtu në Ulëz për plazh. Lahemi në liqen, knaqemi!” shprehet Era një vizitore nga Tirana.

Leonard Arbri, menaxher në një nga restorantet e zones thotë se numri i vizitorëve ka ardhur në rritje, falë investimeve private të bëra nga bizneset e zonës.

“Sezoni sapo ka filluar dhe ka goxha rritje të klientëve kryesisht dhe të huaj nga zona e Kërҫovës, Maqedonisë, Serbisë. Gjithandej na vijnë klientë të rregullt, plus dhe të huaj,” tha Leonard Arbri , menaxher restoranti.

Ulza ndodhet vetëm 70 kilometra nga Tirana, ndërsa investimet e shtetit duket sikur kanë munguar për t’i dhënë edhe më shumë zhvillim zones.

Ulza, plazh e natyrë e bukur. Qindra vizitorë kalojnë fundjavat

Ulza, plazh e natyrë e bukur. Qindra vizitorë kalojnë fundjavat

Ulza, plazh e natyrë e bukur. Qindra vizitorë kalojnë fundjavat

Ulza, plazh e natyrë e bukur. Qindra vizitorë kalojnë fundjavat

Ulza, plazh e natyrë e bukur. Qindra vizitorë kalojnë fundjavat

Ulza, plazh e natyrë e bukur. Qindra vizitorë kalojnë fundjavat

Ulza, plazh e natyrë e bukur. Qindra vizitorë kalojnë fundjavat