Bardhi dhe Alibeaj nuk do të jenë pjesë e protestës, Balliu: Flisnin si opozitarë por janë për interesat e qeverisë

Shefi i organizimit të PD Klevis Balliu gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi  ka komentuar qëndrimin e dy deputetëve të PD Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj lidhur me protestën e 7 korrikut.

Alibeaj madje u shpreh se nuk i bashkohet një proteste të organizuar nga një person non grada dhe se nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësues I njërëzve që sot vuajnë.

Lidhur me këto qëndrime Balliu tha se më në fund ato “dolën dhe thanë të vërtetën që ne jemi me qeverinë dhe me pushtetin dhe nuk mund të protestojmë kundër qeverisë tonë”.

Klevis Balliu: Ka disa kohë që 2 personazhet nën petkun dhe nën mandatin opozitar I dhënë atyre nga votat opozitare flisnin si opozitarë. Më në fund dolën dhe thanë të vërtetën që ne jemi me qeverinë dhe me pushtetin dhe nuk mund të protestojmë kundër qeverisë tonë. Pra në këtë aspekt për ne që e denim nuk është ndonjë lajm, për ata që kishin dyshime tashmë është mëse e qartë se zotërinjtë janë në orar të punës por jo për opozitarizmin në Shqipëri apo demokracisë por për interesat e qeverisë dhe të dyve personale patjetër.