PS kërkon të hiqen komisionerët politikë, numërimi aty ku bëhet votimi

Partia socialiste i kërkon Partisë Demokratike që të heqë dorë nga komisionerët plotikë në administriminn e zgjedhjeve, për t’i hapur rrugë numërimit të votave në qendrat e votimit. Ky proces sipas Damian Gjiknuri do të mundësonte që rezultati të mësohej brenda 24 orëve.

Socialistët janë të gatshëm që në zgjedhjet e ardshme parlamentare numërimi i votave të bëhet në qëndrat e votimit. Bashkëkryetari socialist i komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri tregon për Ora Neës se ky ndryshim mund të bëhet vetëm nësë forcat politike heqin dorët nga komisionerët partiakë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Ai duhet të jetë dhe momenti që dhe votat të mund të numërohen në qendra votimi dhe nuk ka pse të mos shkojmë në këtë drejtim. Nëse do të kishim komisione të depolitizuara, kjo heq cdo lloj justifikimi për mbajtjen e pikave të grumbullimit apo të atyre qendrave të numërimit të votave sic i kemi sot," tha ai.

Me numërimin në qëndrat e votimit, Gjiknuri është i bindur se shmangen bllokimi i mundshëm nga partitë politike si dhe rezultatit do të dalë shumë shpejt.

"Edhe në Shqipëri nëse do të numëroheshin në qendra votimi, rezultati do të dilte, për mendimin tim, brenda 24 orëve. Do të ishte në interesin e opozitës që ta nxiste këtë proces, pasi ajo ishte ajo që ankohej se s'kishte komisioner në zgjedhje. Tani nëse nuk ka vullnet do të ishte prap një hap mbrapa," tha Gjiknuri.

Listat e hapura për Gjiknurin nuk janë zgjidhja e duhur dhe për këtë arsye është i hapur për t’i ndryshuar, por për këtë i duhet edhe dakordësia e PD.

"Koha më dha të drejtë që listat e hapura krijojnë probleme në administrim dhe tensione brenda palëve politike, sidomos bremnda vetë partive. Megjithatë kjo është një gjë e sanksionuar tashmë në Kushtetutë dhe palët politike duhet të merren vesh në Komisionin e Reformës Zgjedhore, nëse vërtetë do të kërkonin një ndryshim," deklaroi ai.

PS dhe PD janë ulur sërish në tryezë për të ndryshuar ligjin elektoral dhe për të implementuar rekomandimet e ODIHR. Por në mbledhjet e fundit nuk kanë munguar akuzat nga ana e deputetëve demokratë në krah të berishës për pazare mes PS dhe deputetëve që mbështesin Lulzim Bashën.