Makina përplaset me kamionin në aksin rrugor Dimal-Berat, plagoset 27-vjeçarja (Pamje)
Nga Marko Diko Përditësimi i fundit 2 Korrik 2022, 13:39
Një 27-vjeçare mbeti e plagosur në një aksident rrugor në Berat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në aksin rrugor Dimal-Berat, pranë Rrethrrotullimit.
Shtetasja Justina Gjata duke drejtuar mjetin tip "Volksvagen", është përplasur me një mjet tip kamion.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit shtetasja Justina Gjata, e cila është transportuar në Spitalin Rajonal Berat ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.
Ora News mëson se e reja udhëtonte e vetme në mjet dhe ka humbur kontrollin e makinës duke kaluar në krahun tjetër të rrugës ku është përplasur me kamionin.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


