Aksident me vdekje në Fushë Krujë, gruan e përplas makina sapo del nga supermarketi
Një person ka humbur jetën në Fushë-Krujë të shtunën pas një aksidenti me makinë. Një tjetër person është plagosur rëndë në Berat, ndërsa ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në përdorimin e telefonave dhe parakalimet.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës në Fushë Krujë. Një makinë mësohet se ka përplasur për vdekje 55-vjeçaren Lume Rryta.
Ngjarja është shënuar në fshatin Larushk ndërsa shoferi Mehmet Xhixha është shoqëruar në Komisariat.
Aksidenti u shënua në një zonë ku ndodhin shpesh ngjarje të tilla.
Viktima ishte duke dalë nga supermarketi, kur i ka prerë rrugën automjetit.
Ndërkohë pak minuta më vonë një tjetër aksident u shënua në aksin Dimal-Berat.
Mësohet se një 27-vjeçe, e identifikuar si Justina Gjata ka qenë duke drejtuar mjetin tip "Wolksvagen", teksa është përplasur me një mjet tip kamion.
Festivali Sunny Hill do të mbahet te Parku i Gërmisë
2 Korrik, 14:08
Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila është transportuar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.







