Kapshticë/ Skaneri kap emigrantin e fshehur në kamion
Nga Ora News Përditësimi i fundit 2 Korrik 2022, 11:53
Një 59 vjeçar është proceduar penalisht ditën e sotme pasi gjatë kontrollit në pikën kufitare Kapshticë, skaneri ka pikasur një emigrant të fshehur në kamion.
Gj. N., banues në Lezhë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, iu gjet në kamionin tip "Daf" emigranti që synonte kalimin për në vendet e BE-së.
Ndaj 59 vjeçarit rëndon akuza e "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
