Dalin në gjykatë numëruesit e Prrenjasit, kryetari i bashkisë shkon të ndjekë seancën

6 të arrestuarit të cilët akuzohen nga prokuroria për falsifikim të rezultateve zgjedhore të 25 prillit 2021 i kanë shpëtuar burgut, pasi gjykata e Elbasanit ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Të arrestuarit për falsifikim të rezultatit në Prrenjas, mbërritën në Gjykatë parditen e së shtunës nën shoqërimin e policisë.

Ndërsa zhvillohej seanca gjyqësore, Ora News ka siguruar pamje të kryetarit të Bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba, i cili qëndronte në ambientet e jashtme të gjykatës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të paqarta janë arsyet se pse Belba gjendej pranë këtij institucioni.

Pasi dëgjoi argumentet e prokurorisë e cila kërkoi që të akuzuarit të lihen në burg, gjyqtarja Pajtime Fetau vendosi lirimin e tyre.

Ndërkohë pak minuta pas përfundimit të seancës policia njoftoi se ka arrestuar Oltjon Bajramin, i shpallur në kërkim së bashku me Eduart Ziton, i cili vijon të jetë në arrati.

Personat nën akuzë janë komisionerë të Partisë Socialiste, Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas dokumentit të prokurorisë hetimi është shtrire për 2 grupe numëruesish në KZAZ nr 53 në Prrenjas të cilët dyshohen se kanë falsifikuar rezultatin në 2 qëndra votimit atë më nr . 2780, numëruar nga grupi i përbërë nga Erald Karriqi, Oltjon Barjami, Eduart Zito dhe Ylli Kukaj dhe qendrën e votimit nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan numëruar nga grupi i numërimit i përbërë nga Durim Alla, Erjon Dashi, Olgert Alla dhe Mili Vasku.

Në bazë të informacioneve ky falsifikim i rezultatit është vënë re nga kqyrja që i është bërë pas zgjedhjeve nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Nga krahasimii rezultatit është vënë re se anëtarët e grupeve të numërimit kanë shënuar në tabelën përfundimtare numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjetën në kutinë e votimit.