Krizë edhe për ashensorë, firma që ndërtoi bllokun e pallateve në Astir u kërkon banorëve ta vendosin vetë

Shumë familje në zonën e "Astirit" në rrugën "Henrik Lacaj" prej 12 vitesh nuk kanë ashensor dhe pse vendi është ekzistues. Por hapësira në dispozicion është një rrezik sidomos për fëmijët. Banorët aty kanë dhe një sërë problemesh të tjera si ujërat e zeza që kanë shpërthyer sheshit dhe mungesa e ndriçimit në zonë.

Ky i moshuar është 80-vjeç quhet Beqir Dalipi dhe prej 3 vitesh ai la vendlindjen e tij, Burrelin, për një jetë më të mirë në kryeqytet.

Tirana nuk i ofroi atë çka priste. Prej 3 vitesh atij i duhet të zbresë dhe ngjisë shkallët pasi në pallatin e tij firma nuk ka vënë ashensor.

"Nuk ka më skandaloze se të jesh në kryeqytet kështu."

Krizë edhe për ashensorë, firma që ndërtoi bllokun e

Por këtë problem e kanë dhe banorët e tjerë të tre blloqeve të këtij pallati në rrugën "Henrik Lacaj", në zonën e ish-Astirit.

Ata thonë se janë ankuar, por askush nuk e ka marrë seriozisht problemin e tyre.

"Vijnë gratë nga puna dhe të moshuarit, marrin bidonat me ujë dhe i ngjisin në kat të tetë. Firmës që ka bërë pallatin i themi për ashensorin dhe thotë mblidhni paratë vetë."

Në vend të ashensorit është kjo gropë e rrezikshme, sidomos për fëmijët.

Por problemet nuk përfundojnë këtu. Lagjia është dhe pa ndriçim.

"Të gjitha ja paguajmë bashkisë dhe nuk kemi asgjë. Dhe në Alepo që është bërë gjithë ajo luftë ka drita. Këtu nuk ka ndriçim, nuk ka rrugë."

Ujërat e zeza kanë shpërthyer në sipërfaqe, duke përbërë një rrezik për epidemi.

"Këtu është bërë katrahurë, pa rrugë, gropa-gropa."

"Lali Eri nuk e  di ku është kjo rruga këtu, shihe vetë, vende dhe popuj."

Banorët sytë i kanë nga kryebashkiaku që të shkojë në lagjen e tyre dhe të merren masa.