Përfitoi 4.5 milion lekë duke shitur disa herë makinën tip "Volkswagen", arrestohet fieraku

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit me akuzën e mashtrimit. Në pranga ka rënë Amarildo Alcani, banues në Tërbuf, Divjakë. 

Ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe paraqitjes së fakteve të rreme, shumën 4.500.000 lekë, pasi u ka shitur personave të ndryshëm, një automjet tip "Volkswagen".    

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.