“Protesta e 7 korrikut detyrë kombëtare”, Balliu: Ti dalim ballë regjimit të hajdutërisë

Shefi i organizimit të PD Klevis Balliu gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi tha se protesta e 7 korrikut është një detyrë kombëtare, për ti dal përballë të keqes së madhe, regjimit të hajdutërisë I cili çdo ditë e më shumë pasurohet në kurriz të qytarëve shqiptarë.

Sipas tij është e pamundur që kjo protestë të dështojë prej vetë motiveve për të cilat ajo organizohet.

Klevis Balliu: Protesta e 7 korrikut e ka të pamundur të dështojë sepse suksesi I saj lidhur me vërtetësinë e saj dhe arsyet për tu mbledhur si rritja e çmimit të naftës, rritja e çmimit të qumështit e produkteve të tjera, mungesa e rritjes së rrogës e pensioneve, kriminaliteti I shtuar, korrupsioni masiv në çdo celulë të shtetit  shqiptar janë arsye pse kjo protestë është e nevojshme. Kjo protestë është një detyrë kombëtare, për ti dal përballë të keqes së madhe, regjimit të hajdutërisë I cili çdo ditë e më shumë pasurohet në kurriz të qytarëve shqiptarë, ndërkohë që ato jetojnë në mjerim.