Festa amerikane në Tiranë/ Kim ngre dolli me Metën, në ceremoni Begaj dhe Basha, munguan Rama me Veliajn
246 vjetori i Pavarësisë së SHBA-së dhe festimi i 100 vjetorit të marrëdhënies Shqipëri-SHBA kanë bërë bashkë diplomatë, drejtues institucionesh, politikanë dhe përfaqësues të komuniteve fetarë në Pallatin e Brigadave me ftesë të ambasadores amerikane Yuri Kim.
Në fjalën e saj, Yuri Kim nënvizoi rëndësinë e demokracisë për në një shtet të lirë.
Kim: Demokracia nuk është një dhuratë që jepet nga zemërgjerësia ose merret me përulësi. Ky është një çmim i gjallë që “Ne, Populli” fituam në betejën e vështirë për pavarësi – qoftë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1776 apo në Shqipëri në vitin 1912. Ne populli, populli amerikan, kemi këmbëngulur që në çastet e para si komb që duhet të jetojmë në mënyrë veprore, jo pësore, duke marrë përgjegjësi për veten dhe duke kërkuar llogari nga udhëheqësit që zgjedhim. he “Ne, Populli”, si ai amerikan ashtu edhe ai shqiptar, mbetemi të ngarkuar me detyrën për të çmuar, ruajtur, mbrojtur dhe forcuar demokracinë tonë jo vetëm për vetveten, por edhe për ata që vijnë pas nesh.
Telefonat në timon po vrasin
2 Korrik, 15:23
Në krah të diplomates amerikane ishte edhe kreu i shteti shqiptar, Ilir Meta, i cili vuri theksin te marrëdhënia 100-vjeçare mes Shqipërisë dhe SHBA, si dhe shprehu mirënjohjen për rolin e saj në Pavarësinë e Kosovës.
Meta: Le të punojmë të gjithë sëbashku për ta forcuar këtë miqësi dhe partneritet strategjik sot më shumë se dje, nesër më shumë se sot duke besuar vetëm te liria dhe demokracia. Gëzuar festën e Pavarësisë Amerikë! E bekuar qoftë miqësia midis dy popujve dhe dy vendeve tona!
Përveç presidentit Meta në këtë festë ishte i pranishëm edhe pasardhësi i tij Bajram Begaj, i cili do ta zëvendësojë në 24 korrik.
Nuk mungoi ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, sëbashku me deputetët demokratë, ndërsa nga PS u vu re mungesa e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Në trokitjen e gotave festive morën pjesë vetëm ministret e qeverisë së Ramës si dhe disa prej deputetëve.







