"Vjosa e pastër 3"/ Gërryenin inerte nga Vjosa, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë nga policia duke gërryer inerte nga shtrati i lumit Vjosa.

Pas informacioneve të marra nga qytetarët, policia ka shkuar në vendngjarje ku ka kapur në flagrancë D. T., 62 vjeç, banues në Frakull, Fier dhe S. M., 47 vjeç, banues në Cakran, Fier.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndaj tyre rëndën akuza e "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

Me finalizimin e operacionit "Vjosa e pastër 3" janë sekuestruar një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për të gërryer dhe për të marrë inerte.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Kafaraj, në shtratin e lumit Vjosa, duke gërryer dhe duke marrë inerte me disa mjete. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme. 

"Vjosa e pastër 3"/ Gërryenin inerte nga Vjosa, arrestohen

"Vjosa e pastër 3"/ Gërryenin inerte nga Vjosa, arrestohen

"Vjosa e pastër 3"/ Gërryenin inerte nga Vjosa, arrestohen

"Vjosa e pastër 3"/ Gërryenin inerte nga Vjosa, arrestohen