Vlorë/ Çmimet e apartameteve janë rritur me 30% që prej marsit

Në Vlorë ka patur një rritje prej 30% të qerave të apartamenteve dhe objekteve për biznes që prej nisjes së krizës në muajin mars. Rritja e çmimeve sipas ekspertëve lidhet edhe me rritjen e të gjitha produkteve të tjera si karburantet, ushqimet bazë, por edhe lënda e parë në ndërtim.

Çmimet e apartamenteve si në shitje edhe ato me qira në Vlorë, janë rritur ndjeshëm prej muajit mars të këtij viti. Sipas agjendit imobiliar Qemal Hoxhaj rritje ka pasur edhe në çmimet e blerjes së apartamenteve apo objekteve të biznesit.

Qemal Hoxhaj: Në qoftë se një blerje para dy a tre vjetësh supozojmë 2 plus 1 ka qenë diku te 50-60 mijë euro sot mund të themi se ka shkuar në 75-85 mijë euro, po flas në zonën e bulevardit.

Alvaro Dalipi shprehet se rritja e çmimeve pritet të vijojë përgjatë gjithë sezonit veror, ndërsa kjo gjë ka dhënë efekt negativ, pasi përgjatë muajt qershor, janë rregjistrua më pak kerkesa për blerje apartamentesh ose shtëpi me qera.

Alvaro Dalipi: Nga përpara pandemisë ka ndryshim dyfish të çmimit, janë çdo ditë në rritje. Kërkesa është e shumtë. Duke qenë se për momentin në Vlorë nuk ka shumë apartamente të disponueshme ka shumë kërkesë, kryesisht nga të huajt, gjithashtu dhe nga shqiptarë të cilët duan të kenë një shtëpi të dytë.

Zona e cila paraqet rritjen më të lartë të çmimeve për metra katror të apartamenteve dhe bizneseve në shite por edhe qerave mujore dhe ditore paraqitet lungomare, si dhe më pas e gjitha vija bregdetare deri në Orikum, me një rritje të konsierueshme çmimesh prej 30%.