Koncert në tunelin e Skërficës, grupi polifonik lavde Ramës për hapjen e "Kardhiq Delvinë": Paska male mbi male
Hapja për qarkullim e rrugës së re dhe të shumëpritur kombëtare Kardhiq-Delvinë sëbashku me tunelin e Skërficës u shoqërua me një koncert festiv në tunel dhe në dalje të tij.
Me dhjetëra banorë të zonës ishin mbledhur për ceremoninë ku të pranishëm ishin kryeministri, ministra të kabinetit të qeveritar dhe kryebashkiakët e qyteteve të jugut që i lidh ky aks.
Festivali Sunny Hill do të mbahet te Parku i Gërmisë
2 Korrik, 14:08
Këngët dhe vallet nga jugu dominuan ceremoninë, por nuk munguan as tingujt e violinës dhe gatime speciale nga nxënësit e shkollave profesionale.
"Barrën" më të rëndë e kishte marrë grupi polifonik 'Zëri i bilbilit' duke e shpërblyer Ramën me një këngë për investimin.
I thotë qafa e Skërficës
Luvadhit dhe Gramatesë
Paska dhe male mbi male
Që të çajnë mes për mes.
Tre janë emrat që ja bënë
Këtë dhuratë labërisë
Damjani edhe Balluku
Dhe kreu i qeverisë
Nisën punimet e para
Seneja 2000 e shtatë
Por e sosi Edi Rama
Më pak se gjysëm mandatë
Ti e lidhe labërinë
Me rrugë kryq e terthorë
Kurveleshin me Himarën
Tepelen Kuç edhe Vlorë.
Këtu mezi shkonin trimat
Për Senicë e Taroninë
Tani lidhet me tunelin
Gjirokastra me Delvinë
Mbaso do meren me grupin
Që e mburrëm qeverinë
Kush punon për këtë truall
Këngën labe ka shpërblim
Aksi Kardhiq-Delvinë shkurton me 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës duke rritur sigurinë rrugore si edhe ofruar një tjetër spektakël të natyrës shqiptare.






