Telefonat në timon po vrasin
Një person ka humbur jetën në Fushë-Krujë të shtunën pas një aksidenti me makinë. Një tjetër person është plagosur rëndë në Berat, ndërsa ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në përdorimin e telefonave dhe parakalimet.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës në Fushë Krujë. Një makinë mësohet se ka përplasur për vdekje 55-vjeçaren Lume Rryta.
Ngjarja është shënuar në fshatin Larushk ndërsa shoferi Mehmet Xhixha është shoqëruar në Komisariat.
Aksidenti u shënua në një zonë ku ndodhin shpesh ngjarje të tilla.
Viktima ishte duke dalë nga supermarketi, kur i ka prerë rrugën automjetit.
Ndërkohë pak minuta më vonë një tjetër aksident u shënua në aksin Dimal-Berat.
Mësohet se një 27-vjeçe, e identifikuar si Justina Gjata ka qenë duke drejtuar mjetin tip "Ëolksvagen", teksa është përplasur me një mjet tip kamion.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila është transportuar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Tre persona kanë humbur jetën mes tyre një fëmijë 6 vjeç në Berat nga aksidentet rrugore vetëm gjatë muajt qershor.
Specialisti i qarkullit rrugor, Lorenc Tanushi, nisur nga shtimi i rasteve të aksidentit thotë se shumë prej tyre si shkak kryesorë kanë përdorimit të celularit dhe parakalimeve të gabuara.
"Shkëputja e vëmendjes nga drejtimi i mjetit qoftë një sekondë të shikosh telefonin duke udhëtuar brenda qytetit me 40 km/h, mjeti për një sekondë që shikon telefonin ka bërë 11 metra pa dijeninë tënde."
PD në shesh për rininë dhe censurën
2 Korrik, 14:25
Gjatë muajt që lam pas policia ka ushtruar jo vetëm kontrolle, por ka vendosur edhe 1399 gjoba për shkelje si mospërdorim i rripit të sigurimit, parakalimet e gabuara, shpejtësia jashtë normave të lejuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit,mospërdorimi i kaskave mbrojtëse për drejtuesit e motoçikletave etj, ndërkohë që janë pezulluar për një periudhë nga 3 muaj deri në 1 vit 6 leje drejtimi dhe janë arrestuar 2 drejtues mjetesh për "Pije alkolike".
Në 5 muajt e parë të 2022 në vendin tonë kanë humbur jetën 75 persona nga aksientet rrugore, ku Durrësi dhe Fieri mbajnë kryesimin e tabelës me nga 13 viktima.




