Mushkonjat pickojnë turistët në Sarandë, bashkia s’ka bërë ende dezinsektimin

Një ndër problemet me të cilat po hasen pushuesit në Sarandë janë mushkonjat. Bashkia e drejtuar nga, Adrian Gurma, ende nuk ka bërë dezinsektimin e vijës bregdetare, ndërkohë pushuesit shpresin shqetësim për situatën.

Mushkonjat po kthehen në problemin kryesor të pushuesve në bregdet këtë verë.

Edhe në Sarandë Bashkia nuk ka ndërhyrë për të bërë dezifektimet para nisjes së sezonit turistik.

Të nisur për plazh pushuesit dhe qytetarët janë shqetësuar nga mundësia e infektimit nga mushkonjat.

"Dezinsektimi është i domosdoshëm jo vetëm në qytetin historik të Sarandës por në të gjitha qytetet e Shqipërisë, veçanërisht në zonat më të populluara ku ka edhe turistë."

Prania e madhe e insekteve është kryesisht në parqe dhe lagje ku ka pisha.

Por as në plazh qytetarët nuk u kanë shpëtuar pickimeve të tyre.

"Përjashta ka shumë. Në banesë jo shumë se kemi dritaret me rrjeta."

Dezinsektimi i qytetit normalisht duhet të ishte bëre që në muajin prill, por edhe pse Saranda mirëpret qindra mijëra pushues, ky proces mbeti peng i burokracive.

Me shumë vonesë bashkia e Sarandës ka nisur me procedura të përshpejtuara procesin e tenderimit për firmën, e cila do të bëjë procesin e dezinsektimit të qytetit.

A janë rritur çmimet?

Në këtë fazë që jemi kuotat e rezervimeve janë deri në 50 % dhe operatorët turistikë kanë shpresën tek mesi i korrikut dhe muaji gusht.

“Ka një rritje çmimesh 15% më shumë. Në Sarandë kemi 30 -40% rritja e çmimeve për produktet e shportës, që padyshim reflekton në sektorin e shërbimeve” informon gazetarja e Ora News.