Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Elbasanit lë në fuqi vendimin e pezullimit të 6 efektivëve

Gjykata e Elbasanit la në fuqi vendimin për pezullimin e gjashtë efektivët e "Shqiponjave" të cilët prokuroria i akuzon si fajtorë për ngjarjen e 21 prillit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosen 4 persona.

Vendimi u mor sot paradite.

Gjashtë efektivët dolën sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë. Prokuroria kërkoi pezullimin e tyre duke i akuzuar për "shpërdorim detyre" dhe gjykata pranoi kërkesën

Sipas prokurorisë efektivët nuk kanë kryer asnjë veprim që do të shmangte përplasjes mes dy grupve të PD dhe PS. Ata duhet të kishin kryer menjëherë shoqërimin dhe futjen në furgon të Mehmet Greces, si person i denoncuar nga Arjan Hoxha se po kryente një vepër penale siç ishte blerja e votave.

Policia duhet të bënte shoqërimin dhe verifikimin e rastit dhe jo ti lejonte palët të grumbulloheshin dhe te konfliktoheshin me njëri tjetrin.

Ndërkohë më 30 qershor 2022 gjykata vendosi që ish-nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla do të vijojnë të hetohen në “arrest shtëpie” për rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit.

Si autor i dyshuar ndodhet në qeli Arbër Papleka, ish efektiv i forcës Speciale RENEA, pjesë e Strukturës së PD për mbrojtjen e Votës.

(Shenim: Lajmi u perditesua)