Ringrihet kulla e Durrësit, Yuri Kim: Krenarë që SHBA-të ndihmuan popullin shqiptar

Një investim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Suedisë ka bërë që Kulla C në kalanë e Durrësit të rikthehet ashtu siç ka qenë. Kulla u rrënua nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019, ndërsa me materialet e saj ajo është kthyer në gjendje të mëparshme.

Kulla C në kalanë e Durrësit e rrënuar nga tërmeti I 26 nëntorit 2019m, u rikthye ashtu siç ishte.

E ndërtuar shekuj më parë kjo kullë pjesë e kalasë, u shkatërrua për herë të parë në 1273 nga një tërmet I fortë, dhe ashtu si herën e parë, edhe këtë herë u rindërtua me materialet e saj, pa I humbur autenticitetin.

Investimi u krye nga Ambasada e SHBA-së dhe ajo Suedeze në vendin tonë.

Durrësi i rrënuar prej tërmetit ishte qyteti i parë pas Tiranës, që u vizitua nga Ambasadorja Yuri Kim, dhe teksa kujton ato orë tragjike, Kim thotë se ndihet krenare që Shtetet e Bashkuara ndihmuan popullin shqiptar.

Yuri Kim: Dhe e kuptova menjëherë që durrsakët janë të fortë dhe rezistentë dhe ashtu sikurse kjo fortesë sikursae kjo kala prapa meje, janë persona që do të vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë. Ambasada e SHBA ishte krenare që mundi të mbështeste restaurimin e Kullës C përmes fondit të ambasadorit të SHBA për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Ambasadorja suedeze Elsa Hastad   kujtoj se kjo kullë ka mbrojtur për shekuj me radhë qytetin dhe popullin e Durrësit.

Elsa Hastad: A nuk është e mahnitshmë që gjatë gjithë kësaj historie kjo kullë ka qenë një pikë mbrojtje dhe sulmi. Shumë kanë ardhur e të tjerë kanë shkuar. Të gjitha të dëshmuara nga kjo kullë, por ja ku jemi tani të gjithë së bashku në një kohë ku marrëdhëniet e jashtme ndërthen me besim bashkëpunim dhe miqësi.  

E quajtur kulla C, ministrja e Kulturës Elva Margariti dha idenë se ky emër është jo i denjë për gjithë historinë që mbart kjo fortesë, ndërsa tha se do të jenë arkeologët që do të vendosin për një tjetër emër .