Gjirokastër/ Kapet kosovari me 6 migrantë të paligjshëm në makinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2022, 11:13
Një 35 vjeçar kosovar është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm.
S.B banues në Kosovë u arrestua në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit, në afërsi të fshatit "Kodër", duke transportuar emigrantët me automjetin "Volkswagen.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve".