Parandalohet vrasja në Skrapar. U konfliktuan për tokën, tenton të qëlloi bashkëfshatarin me armë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 2 Korrik 2022, 11:02
Një vrasje është parandaluar ditën e djeshme nga efektivët e policisë Skrapar pas degradimit të një konflikti për motive pronësie.
Në fshatin Leshnjë, Skrapar, Avdyl Hoxha po konfliktohej me shtetasin Q. Sh., për motive pronësie dhe gjatë konfliktit, Hoxha kishte kishte tentuar ta vriste me armë zjarri shtetasin Q. Sh.
Pas kësaj policia arrestoi Hoxhën ndaj të cilit rëndojnë akuzat “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.