Rama bën “profetin” ogurzi: Ky dimër mund të jetë më i vështirë i Evropës që nga 1942
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2022, 15:28
Gjatë konferencës për median, kryeministri Rama u shpreh se qeveria do të mundohet që ta mbajë të paprekur energjinë elektrike.
Ai shtoi se do të riangazhohen fuqitë duke parë llogaritë, pasi sipas tij, ky mund të jetë dimri më i vështirë i Evropës që nga 1942.
Rama: Nëse arrijmë të mbajmë të paprekur energjinë dhe ndryshojmë sistemin e taksimit duke e çuar në 50 mijë lekë zero taksën, bëjmë një lehtësim. Pastaj sigurisht tek shtresat më të dobëta që i mbrojtëm tek faza e parë aty do të riangazhohemi në momentin që të dalin siç duhen llogaritë, sepse është një dimër i tërë përpara, që mund të jetë më i vështirë i Evropës që nga 1942 sa për dijeni.

