Berisha kundër pr/ligjit të kanabisit" Rama po zbaton doktrinën e George Soros: Një arsye më shumë të protestojmë më 7 korrik
Kryetari i PD-së komentoi në konferencën për shtyp edhe projektligjin për legalizimin e kanabisit.
"Kategorikisht kundër. Për PD-në e shqiptarët kanabisi është krim dhe vetëm krim. Kjo do të thotë të shpallësh veten Eskobar i Europës. Edi Rama e bën këtë në zbatim të doktrinës së George Soros. Soros është miliarderi që i ka kërkuar OKB-së, së bashku me një president të Amerikës Latine, që të ndërpritet çdo lloj lufte kundër drogave, paçka se në SHBA vdesin çdo ditë 273 persona nga droga.
Edi Rama tani, në zbatim të kësaj praktike, deklaron se po legalizon kanabisin. Kjo është një damkë e madhe që i bëhet vendit. Kjo është një mbështetje e fuqishme për krimin dhe pas kësaj ai ka deklaruar se do pyesë PS-në nëse do lejojë haptas përdorimin e saj"
Rama po bën gjithçka që të shkatërrojë qenien dhe identitetin e shqiptarëve dhe ky është një motiv i madh për protestat,” tha Berisha.
