Nisin gjobat për qeset plastike
Nga kjo e premte e 1 korrikut ata që nuk respektojnë ligjin për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme do të ndëshkohen me gjobë.
Personat që prodhojnë, importojnë ose hedhin në treg qese plastike njëpërdorimshe do të gjobiten me 500 mijë lekë. Në rast përsëritjeje vlera e gjobës shkon në 1 milion e 500 mijë lekë.
Edhe pse ligji ka një muaj që ka hyrë në fuqi qeset e holla vijojnë të përdoren.
Këto pamje janë marrë në një prej tregjeve të kryeqytetit.
Tregtarët për pjesën më të madhe të blerësve ofrojnë qeset e holla.
Vetëm kur kamera fokusohet te tezga e tyre përdorin ato prej letre.
Ka edhe nga ata që respektojnë ligjin duke përdorur qeset që kanë trashësi mbi 70 mikron.
Qytetarët nuk do të gjobiten por një pjesë e tyre tashmë janë ndërgjegjësuar dhe me vete marrin trasta.
"U detyrova të blej këtë çantën. Ka raste që e harroj, por e paguaj, çfarë të bëj," thotë një qytetare.
Të tjerët jo gjithmonë.
"Unë zakonisht marr çantën, por sot harrova. Ndodh që dhe e harrojmë," thotë një qytetare.
Qershori shërbeu si një muaji sensibilizmi dhe informimi lidhur me ligjin për ndalimin e qeseve, por Ministrja e Mjedisit dhe Turzimit ka njoftuar se prej 1 korrikut nuk do të ketë asnjë tolerim për shkelësit.