Kush është investitori strategjik që humbi statusin? Rama: Lajmi mori dhënë, por nuk plotësoi kriteret
Në një konferencë për gazetarët nga kryeministri, kryeministri Edi Rama u shpreh se debati për investimin strategjik të burrit të ministres Olta Xhaçka është pa vlerë.
Ai tha se e vetmja gjë me vlerë në këtë histori është rishikimi i ligjit për investimet strategjike kur mund të rritet vlera financiare për të marrë statusin e tillë.
Ndërkohë ai foli edhe për një investitor strategjik që u bë lajm se do të merrte disa hektarë, por që e humbi statusin.
Rama: Ky diskutim nuk ka asnjë vlerë edhe është i shëmtuar në raport personal ndaj ministres. Ky diskutim ka vlerë në raport me rishikimin e ligjit të investimeve strategjike duke parë pas x vitesh. Ka ndodhur që mori dhënë lajmi që x kishte marrë x hektarë, kur në fakt kishte marrë titullin dhe nuk kishte plotësuar kriteret, por kur lajmi mori dhënë ai kishte humbur të drejtën e investitorit strategjik.
Mendoj se është koha që të rrisim nivelin e financimit të për të dhënë statusin dhe është një diskutim që do ta bëjmë. Ne nuk i ndryshojmë dot ata, por kemi detyrën që të çdo gjë ta bëjmë më mirë sesa e bëjmë sepse çdo gjë përmirësohet. Kemi edhe detyrën për të bërë opozitën e vetes për përmirësime të mundshme.
Kujtojmë se një ndër figurat më të përfolura mediatikisht lidhur me këtë çështje ka qenë edhe aktori i humorit Gaz Paja, i cili u përfol si investitor strategjik.
Nuk dihet nëse Rama e ka fjalën për aktorin e humorit apo për një investitor tjetër, që e ka humbur këtë status tashmë.

