Rama: Jemi në rregull me detyrat, nuk ka rëndësi nëse negociata hapen sot ose pas 10 vitesh
Në një konferencë për gazetarët nga kryeministri, Edi Rama u shpreh se nuk është i shqetësuar për një datë për hapjen e negociatave me BE.
Ai tha se për të mbetet barometër objektiv pikëpamja e Komisionit Evropian që është një autoritet me kompetencë shumë të madhe lidhur me progresin e Shqipërisë.
Rama: Për kurin, nuk kam ndryshuar qëndrim dhe kam po atë masë buzëqeshjeje edhe kur situata ishte më e ngatërruar. Se kur do të caktohen datat dhe merren vendimet është çështje e tyre. Ajo që për mua mbetet barometër objektiv është po ajo që ka qenë; pikëpamja e Komisionit Evropian që është një autoritet me kompetencë shumë të madhe për të gjykuar progresin dhe problematikat dhe çfarë është arritur.
Për sa kohë për KiE-në jemi në rregull me detyrat e shtëpisë unë jam shumë i qetë sepse e di atë që e dinë të gjithë shqiptarët, që është fakti i thjeshtë se BE është një krijesë me tekat e veta dhe hallet e veta. Në Bruksel së bashku me kolegët e Maqedonisë dhe Serbisë, ajo që kemi bërë ka qenë gjëja e duhur dhe ka pasur impaktin që donim. Tani të shohim, mund të jetë nesër, pas një jave, pas një viti ose pas 10 vitesh, por kjo për mua ka shumë pak rëndësi.

