Rama: Herën tjetër pyesim shqiptarët për legalizimin kanabisit për përdorimin vetjak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2022, 15:16
Kryeministri Edi Rama deklaroi se legalizimi i kanabisit do të vijojë pasi shqiptarët ishin masivisht pro, duke iu referuar këshillimit kombëtar.
"Për legalizimin e kanabisit mjekësor jemi konsultuar me shqiptarët që masivisht kanë thënë po. Legalizimi i kanabisit mjekësor do të bëhet.
Në këshillimin e ardhshëm kombëtar do I pyesim doni në Shqipëri të legalizohet dhe përdorimi rekreativ i kanabisit apo do të vijojë të jetë një krim që dënohet dhe çon fatkeqësisht në burg. Nëse thonë po do e bëjmë, nëse thonë jo. Jo! Unë jam i dyzuar” tha Rama në konferencë për median.
