Rama mbron amnistinë fiskale: Jemi të fundit që e bëjmë, kush kapet me krim dënohet
Gjatë konferencës për shtyp nga Kryeministri, kryeministri Edi Rama foli edhe për amnisti fiskale për sjelljen e parave në vendin tonë deri në vlerë 2 milionë euro.
Ai tha se mirëpret çdo vërejtje lidhur me këtë nismë, por shtoi se Shqipëria është vendi i fundit që bën amnisti dhe se janë marrë masat për të ndaluar keqshfrytëzimin.
Sipas Ramës, nëse më pas dikush kapet, bën një krim apo zbulohet që ka bërë veprimtari kriminale, dënohet si çdo kush tjetër.
Rama: Ne jemi të fundit që bëjmë amnisti fiskale, mirëpresim çdo vërejtje, por nuk e mirëpresim qëndrimin e Shqipëria nuk e bën dot amnistinë se shqiptarët janë pak të çuditshëm, ne nuk e mirëpresim. Ne kemi bërë projekt me të gjitha masat e para dhe të marra nga ligjet e amnistisë së vendeve të tjera për të parandaluar pikërisht keqshfrytëzimin e kësaj mundësie.
Amnistia nuk i jep askujt amnisti përveç se deri në ditën e depozitimit të parave. Kushdo qoftë që nuk ka punuar në shtet, nuk ka qenë politikan etj., janë një sërë kategorish që mund të kenë burime korrupsioni apo nga krimi, për të gjithë pjesën tjetër, amnistia është në fuqi. Nëse më pas dikush kapet, bën një krim apo zbulohet që ka bërë veprimtari kriminale, dënohet si çdo kush tjetër.

