“A do të ketë paketë 2 të rezistencës?” Rama: Nuk do lëmë njeri vetëm, nuk do të preket energjia

Gjatë konferencës për median, kryeministri Rama u pyet nga gazetarja Enkelejda Mema lidhur me mundësinë e një paketë të dytë të rezistence sociale.

Gazetarja: Dje isha në një shëtitje me mamanë për shëtitje, sepse nuk ulemi dot në kafe për shkak të krizës së çmimeve. Ajo bën një pyetje nëse do të ketë një paketë të dytë të rezistencës sociale. Ky është një shqetësim i shumë pensionistëve dhe familjeve që vuajnë krizën e çmimeve. A keni ju një plan krahas angazhimit në NATO dhe në këshillin e sigurimit për t’ju përgjigjur halleve të shqiptarëve?

Ai u përgjigj se marrëdhënia me SHBA-të është strategjike dhe se përkatësia në NATO ka disa detyrime për vendin tonë.

Ai shtoi se nuk do të lihen asnjëherë vetëm ata që janë në vështirës për shkak të rritjes së çmimeve duke theksuar se nuk do të preket energjia.

Rama: A do të ketë paketë 2 të rezistencës?” Rama: Nuk do lëmë njeri vetëm, nuk do të preket energjiaPo pse këto të NATO-s dhe BE-së hallet të kujt janë? Apo janë për të bërë vizita turistike, sepse unë nuk jam edhe natyrë turistike. Është mirë të kuptojmë se kur hyn në familje të tilla, kur Shqipëria ka hyrë pas 500 vitesh duke mbetur derë në derë. Këto vijnë edhe me disa halle dhe detyrime. Shumë njerëz na thonë se çfarë pune kemi në për luftën në Ukrainë? Po e duam ne lirinë dhe pavarësinë tonë, apo e kemi opsionale? E duam ne marrëdhënien me SHBA-të si marrëdhënie strategjike, apo e kemi vetëm kur dita është me diell?

Ne nuk do t’i lëmë vetëm asnjëherë ata që kanë vështirësi në këtë situatë. Duhet të jemi të vetëdijshëm që mundësitë tona janë të pakufishme, ashtu sikundër na duhet të kujtojmë që ndërkohë që të tjerët luftojnë për jetën e ikin nga shtëpitë e humbasin gjithçka. Nuk mund të bëhemi kurrën e kurrës njerëz që shohim vetëm tek maja e hundës tonë. Këshillimi ynë bazë është të ruajmë energjinë.

Nëse arrijmë të mbajmë të paprekur energjinë dhe ndryshojmë sistemin e taksimit duke e çuar në 50 mijë lekë zero taksën bëjmë lehtësim, tek shtresat më të dobëta do të riangazhohemi në momentin që të dalin siç duhen llogaritë, sepse është një dimër i tërë përpara që mund të jetë më i vështiri i Evropës që nga 1942.